Qëndroi 2 muaj pa bërë ‘shopping’, gruaja e shqiptarit mbledh disa mijë euro

  • 17 tetor 2019 - 08:23
Qëndroi 2 muaj pa bërë ‘shopping’, gruaja e shqiptarit mbledh disa mijë euro

Gratë njihen si shpenzueset më të mira të parasë. Kjo pasi syri i tyre, flasim gjithmonë në rastet kur xhepin e tyre apo të burrit e kanë plot, shkon gjithnjë tek gjërat më të shtrenjta.

Kështu që atyre që u bie ‘barra’ mbi kurriz janë burrat që punojnë dhe mundohen t’u sigurojnë një jetesë luksoze grave të tyre, të cilat siç dihet botërisht janë të fiksuara pas blerjeve ose ndryshe ‘shoppingut’.

Një rast i fundit konkret mbi gratë që shpenzojnë shumë ka ardhur nga një bashkëshorte që tashmë ka ‘kursyer’ me shpenzimet e saj dhe ka mbledhur një shumë prej 4800 eurosh për 2 muaj. Ajo shkruan tek JOQ se ka shpenzuar edhe gjatë kësaj kohë, por jo aq shumë saç shpenzon normalisht. Ashtu siç duket edhe në videon që ajo ka dërguar, kursimi ka rezultuar i efektshëm.

Ajo shkruan: “Pershendetje JOQ! Dhe me ankohej burri qe un shpenzoj shum per shopping sme mbushej mendja mu dhe ja e vertetova ne 2muaj kursime 4800€ dheeee kjo nuk do te thot qe nuk kam ber fare shopping gjate ketyre 2muajve !! Ju pershendes nga Italia!”

(Kosova Sot Online)