Njihuni me shtëpinë 25 mijë euroshe, e ndërtuar brenda ditës

  • 20 October 2019 - 13:07
Njihuni me shtëpinë 25 mijë euroshe, e ndërtuar brenda ditës

Kompania holandeze e ndërtimit dhe mobilimit “Fiction Factory”, e cila operon që prej vitit 1989, ka vënë në jetë një projekt të ri.

Quhet Wikkelhouse dhe është një njësi banimi e realizuar me karton. Përdor një disenj modular inovativ, ekologjik dhe tërësisht të riciklueshëm. 

Bëhet fjalë për segmente standarde të lidhura lehtësisht midis tyre dhe të pajisura me shërbime higjienike, kuzhinë dhe dritare.

Në saje të peshës së reduktuar dhe shpejtësisë së realizimit, mjafton një ditë për ndërtimin e saj.

Sipas prodhuesve, Wikkelhouse, është në gjendje që të rezistojë deri në një shekull. Çmimi i saj shkon 25 mijë euro, për një shtëpi të përbërë nga tre module.

(Kosova Sot Online)