Macja mbetet në vazo, detyron pronaren ta thyejë

  • 22 October 2019 - 12:59
Macja mbetet në vazo, detyron pronaren ta thyejë

Ky është momenti kur një grua duhej të thyente poç qeramike gjigant për të shpëtuar macen e saj e cila kishte mbetur rastësisht e mbërthyer brenda.

Rattaporn Saringkarn, 26 vjeç, nga Surat Thani në Tajlandën e Jugut, gjeti macen e tij siameze të quajtur Ploy të mbërthyer në poçin e madh prej qeramike në shtëpinë e tij.

Pamjet nga e enjtja e kaluar tregojnë se si e zonja e saj, Rattaporn, duhej të shkatërronte vazon e kopshtit për të lëshuar macen e saj Ploy. 

Atëherë macja tre vjeçare ishte në gjendje të lëvizte më në fund.

Rattaporn tha se macja fillimisht ka gjetur një ambient të këndshëm por më pas nuk ka mundur më të dalë.

(Kosova Sot Online)