Video tronditëse: Ariu i cirkut sulmon trajnerin, tmerrohen fëmijët
Një video shokuese vjen nga Rusia. Një ari i madh, rreth 270 kg, sulmoi trajnerin e tij në mes të një performance në një cirk.
Ngjarja ka ndodhur në Karelia, ku ariu sulmoi papritur trajnerin dhe e rrëzoi në tokë.
Më pas, ariu e kafshon në kokë dhe qafë, ndërkohë që fëmijët nisin të bërtasin të tmerruar.
Edhe pasi ariut iu dha një goditje elektrike ai nuk u rrëzua menjëherë, por vraponte i tërbuar duke i tmerruar kështu të pranishmit.
(Kosova Sot Online)