Qeni i veshur si ambulancë për Halloween ulëret si një sirenë

  • 31 October 2019 - 12:59
Qeni i veshur si ambulancë për Halloween ulëret si një sirenë

Një qen i veshur si një ambulancë për Halloween e shpuri kostumin e tij në nivelin tjetër, kur fillon të ulërasë si një sirenë ndërsa edhe mban veshur një kuti bashkë me një dritë të kuqe.

Në klip, River, nga Kanadaja, është veshur me një kostum të punuar me dorë që ka pamjen e ambulancës, i kompletuar me një jakë të kuqe të ndezur dhe një dritë sirenash që shuhet dhe ndizet në qafën e tij.

Kutia e cila dikur ka pasur mjekime është mjaft e përshtatshme për veshjen e qenushit pasi edhe ngjan si një ambulancë vërtet.

River nuk rresht së imituari sirenën e ambulancës duke reaguar fiks sipas tingujve të saj, hesht disa momente për të dëgjuar si bën ajo por më pas fillon përsëri ta imitojë. 

Videoja është postuar që në llogarinë në Twitter We Rate Dogs, ku është pëlqyer më shumë se 206,000 herë dhe është parë 8.2 milionë herë.

(Kosova Sot Online)