Gënjeu autoritetet që është nënë e vetme dhe nuk mund të ecë, kapet mat duke kërcyer

  • 11 November 2019 - 12:40
Gënjeu autoritetet që është nënë e vetme dhe nuk mund të ecë, kapet mat duke kërcyer

Nasren Ahtar që është më prejardhje nga India por që jeton në Britani të Madhe, është dënuar dy vite burgim pasi është konstatuar se kishte gënjyer zyrtarët e mirëqenies sociale, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme hiq më pak se 260 mijë funte (rreth 300 mijë euro).

Nga periudha 2002 deri më 2013, mbi bazën e pretendimit se është “nënë vetushqyese dhe se ka probleme në të ecurit dhe që vuan nga sëmundje të ndryshme”, ka përfituar shuma të majme nga shteti.

Por, autoritetet e mirëqenies sociale kishin dyshuar në pretendimet e saj, kështu filluan hetimet ndaj 50-vjeçares. Dhe një ditë policia u fut në apartamentin e saj, ku është kapur në shtrat me një mashkull, e më pas duke vallëzuar me familjarët e saj në një aheng.

Megjithatë edhe pse i mohonte kategorikisht akuzat që rëndonin mbi të, Nasren gjatë 7 tetorit ka pranuar në gjyq se kishte mashtruar autoritetet.

Gjatë hetimeve është konstatuar se ajo ka gënjyer duke u thënë zyrtarëve se ka nevojë për para që të paguaj qiranë, por në fund u konstatua se ajo është pronare e shtëpisë ku jeton.

(Kosova Sot Online)