Polici qëllohet në gjoks nga demonstruesit, aty ndodh mrekullia, bibla ia shpëton jetën

  • 15 nëntor 2019 - 11:54
Polici qëllohet në gjoks nga demonstruesit, aty ndodh mrekullia, bibla ia shpëton jetën

Bibla shpëtoi jetën e një oficeri të policisë Boliviane, i cili u qëllua në gjoks nga demonstruesit.

Një oficer policie tha se incidenti i çuditshëm, ka ndodhur gjatë protestave dje në qytetin e Japakana.

Oscar Gutierez, kreu i Njësisë Speciale për Luftimin e Krimit në Santa Cruz, pretendon se plumbi i shkrepur ndaj oficerit ka ardhur nga një armë e vjedhur nga policia.

Dhuna pati jehonë midis mbështetësve besnikë të ish Presidentit Evo Morales dhe policisë në kryeqytetin e Bolivisë, La Paz dhe qytete të tjera në të gjithë vendin ku u përdor edhe gazi lotsjellës.

Përplasjet shpërthyen vetëm disa orë pasi Presidentja e përkohshme, Giannina Anez dhe kabineti i saj i ri u betuan të mërkurën.

Gati 450 milje larg në komunën Japakani, në rajonin lindor Bolivian të Santa Cruz, policia tha që ata po përpiqeshin të rivendosnin rendin gjatë protestave.

Aty u shkrepën edhe plumba ndaj policëve, ku njëri nga ta u qëllua në krahun e majtë, ku kishte një Bibël që ia shpëtoi jetën.

(Kosova Sot Online)