Po raportonte live nga zonat e përmbysura, gazetarit i vërsulet derri gjigant

  • 29 nëntor 2019 - 17:18
Po raportonte live nga zonat e përmbysura, gazetarit i vërsulet derri gjigant

Gazetari grek Lazos Mantikos po raportonte live nga zonat e përmbysura nga reshjet e shiut jo larg Athinës, kur para objektivit të kamerës iu shfaq një mysafir i paftuar – derri gjigant që për asnjë moment nuk e la të lirë ta kryente punën.

Derri që besohet se kishte ikur nga një fermë në zonën përreth ku po raportonte, fillimisht i afrohet më pas tenton ta kafshojë, ndërsa gazetari vazhdimisht mundohej t’i shmangej.

E sikur kjo të mos mjaftonte, e gjitha po ndodhte derisa ai po raportonte live për emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, ku kolegët e tij në studio nuk mund të ndaleshin duke qeshur.

Megjithatë ai është detyruara ta ndërpret raportimin live, pasi reporteri grek për asnjë moment nuk arriti ta heq “qafe” derrin që nuk e linte rehat.

(Kosova Sot Online)