Video shokuese/ Mësuesi detyron nxënësit të rrahin veten me shuplaka

  • 27 December 2019 - 18:36
Video shokuese/ Mësuesi detyron nxënësit të rrahin veten me shuplaka

Një mësues është filmuar duke detyruar më shumë se 30 fëmijë të qëllonin veten e tyre me shuplaka në një kopsht në Kinë.

Edukatori kërkoi që fëmijët të qëllonin veten sa më shumë që të ishte e mundur dhe nëse nuk e bënin, do ti qëllonte vetë.Mësuesi nga Hainan është arrestuar. Incidenti raportohet se ndodhi në një kopsht privat në rajonin e Tunchang të mërkurën.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë se djemtë dhe vajzat që rrahin veten përsëri dhe përsëri ndërsa qëndrojnë në tre rreshta.Në një moment, mësuesi shkon tek një djalë e qëllon tre herë me shuplakë.

Klipi më pas tregon teksa i afrohet një djali tjetër dhe godit në fytyrë një herë. Prindërit thanë se nuk është hera e parë që mësuesi është kapur duke ndëshkuar nxënësit e tij. Mbetet e paqartë pse nxënësit u ndëshkuan.

(Kosova Sot Online)