Shoferi hodhi shishe plastike nga dritarja, vogëlushi e bën “horë”

  • 09 January 2020 - 12:07
Shoferi hodhi shishe plastike nga dritarja, vogëlushi e bën “horë”

Një vogëlush një-vjeçar nga Kina ka qortuar një shofer, i cili hodhi një shishe plastike nga xhami i makinës.

Në një video të siguruar nga Daily Mail, Sun Jiruai mund të shihet duke ia kthyer shishen prapa shoferit, përmes xhamit të automjetit.

Sipas nënës së tij, Jiruai mendoi se shishja i kishte rënë nga dora dhe po tentonte ta ndihmonte shoferin.

I mituri, i quajtur, jeton në qytetin e Jining në Provincën Shandong të Kinës Lindore.

Vogëlushi, sipas nënës së tij, është fëmijë kurioz dhe i sjellshëm, i cili iu ndihmon çdoherë të moshuarve.

(Kosova Sot Online)