Tronditëse: Gjyshi e mbajti mbesën jashtë dritares së anijes, ajo bie nga lartësia prej 11 katesh

  • 20 January 2020 - 12:14
Tronditëse: Gjyshi e mbajti mbesën jashtë dritares së anijes, ajo bie nga lartësia prej 11 katesh

Ky është momenti tronditës kur gjyshi i cili po mbante jashtë dritares së një anije mbesën e tij i rrëshqet nga dora dhe bie 11 kate poshtë.

Salvatore Anello që po lundronte me anije nëpër brigjet e Puerto Ricos, e mbajti pa kujdes mbesën e tij, përjashta dritares së anijes.

Për më se gjysmë minute, ai e ka luhatur atë përjashta, para se ajo të binte prej 11 katesh të anijes dhe të vdiste menjëherë, pas përplasjes në një pjesë të fortë.

Lidhur me ngjarjen që ndodhi në muajin korrik, prindërit e vogëlushes kishin akuzuar mirëmbajtësit e anijes, se e lanë hapur dritaren, prej nga ra bija e tyre.

Mirëpo, në pamjet e siguruara, shihet se gjyshi kishte kryer lojëra me mbesën, e cila ra poshtë kur gjyshi e humbi kontrollin.

(Kosova Sot Online)