Moment prekës: Burri përdor ngrohtësinë e kafes për t’i shkrirë kotelet e ngrira

  • 27 January 2020 - 10:53
Moment prekës: Burri përdor ngrohtësinë e kafes për t’i shkrirë kotelet e ngrira

Një punëtor kanadez është përshëndetur si hero pasi shpëtoi tri kotele që ishin ngrirë në tokë me një filxhan kafeje.

Kendall Diwisch hasi në kafshët e ngrira e të mbërthyera në dëborë ndërsa ai ishte jashtë puseve duke inspektuar pranë Tomahawk në Alberta të Kanadasë.

Diwisch ndau historinë e shpëtimit në Facebook së bashku me një video, që shfaqte atë duke derdhur kafe të ngrohtë rreth koteleve, për t’i ndihmuar të largoheshin nga akulli.

“I gjeta këta tre shokë në një nga rrugët e pasme pranë njërit prej puseve ku punoj” shkroi ai në Facebook.

Ndiqeni videon në fjalë më poshtë.

(Kosova Sot Online)