I vjen burri në shtëpi pa lajmëruar, gruaja nxjerr të dashurin lakuriq nga dritarja

  • 02 February 2020 - 08:16
I vjen burri në shtëpi pa lajmëruar, gruaja nxjerr të dashurin lakuriq nga dritarja

Pamje të pazakonta vijnë nga Zvicra, të cilat përshkruajnë një burrë gjysmë të zhveshur duke rënë nga lartësia pasi ka mbetur varur në parvazin e një dritareje.

Sipas medias vendase, është fjala për një – thënë shqip – jaran, i gjendur në rrethana të atilla sa ka qenë i detyruar të hidhet nga dritarja.

Por operacioni i ikjes nuk ka qenë pa pasoja.

Rrëzimi i tij qe jo pak fatal, ndonëse nuk ka lajm që të ketë rrezikuar jetën.

Policia e Zyrihut konfirmoi për The Sun se ata kanë marrë një raport të këtij incidenti, i cili ndodhi në Walliesellen në fund të janarit, por pa dhënë detaje të tjera.

(Kosova Sot Online)