Pitt në rolin e Dr. Anthony Faucit, thumbon keq Trumpin për mënyrën si po e menaxhon situatën me COVID-19

  • 27 prill 2020 - 11:01
 Pitt në rolin e Dr. Anthony Faucit, thumbon keq Trumpin për mënyrën si po e menaxhon situatën me COVID-19

Aktori Brad Pitt i ka realizuar dëshirën doktorit amerikan Anthony Fauci, duke e luajtur në rol në emisionin Saturday Night Live.

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive i cili po shpërndan informacionin e azhurnuar të koronavirusëve botëror, së fundmi është imituar nga aktori i famshëm Brad Pitt gjatë një lidhje direkte me emisionin “Saturday Night Live”.

Në një parukë gri dhe me syze si të Fauc, Brad Pitt përmes imitimit nxjerr në pah gabimet që janë bërë në lidhje me koronavirusin dhe fjalimet e ngatërruara të presidentit Donald Trump, për shembull kur ai tha se do të kishte një vaksinë COVID-19 “relativisht shpejt”.

“Sigurisht, vaksina do të bëhet realitet shpejt. Por nëse do t’i thuash një shoku, “unë do të jem shumë shpejt aty” dhe më pas do të shfaqesh pas një viti e gjysmë shoku juaj mund të zhgënjehet”, u shpreh Pitt duke imituar Faucin.

Po ashtu ai është tallur edhe me premtimin e Trump, ku në fillim të pandemisë së koronavirusit ai tha se të gjithë do i nënshtrohen testit dhe i konsideron ato si teste të bukura.

“Nuk e di nëse do t’i quaja testet e bukura, përveç nëse ideja juaj e bukurisë është të keni një shtupë pambuku që gudulis trurin tuaj,” thotë Pitt në klip.

(Kosova Sot Online)