Të burgosurit e infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me virus që të lirohen nga burgu

  • 12 maj 2020 - 09:43
Të burgosurit e infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me virus që të lirohen nga burgu

Një grup i të burgosurve në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara besohet se qëllimisht është infektuar me koronavirus për t’u liruar më herët nga burgu.

Në qendrën e ndalimit “Pitchess” në mesin e prillit u raportua për një rritje të papritur të rasteve me Covid-19 dhe dukej se askush nuk kishte sqarim për këtë.

Komandanti i policisë, Alex Villanueva, njoftoi të hënën se 21 të burgosur e kanë infektuar me sukses njëri-tjetrin me koronavirus duke e ndarë mes vete një shishe me ujë të ngrohtë dhe duke e përdorur të njëjtën maskë.

Pamjet e siguruara nga kamerat e burgut dëshmojnë se si të burgosurit e kalojnë te njëri-tjetri një shishe me ujë dhe pijnë prej saj, shkruan “Daily Mail”.

“Me ujin e ngrohtë, ata po përpiqeshin që ta rrisnin në mënyrë të rreme temperaturën trupore për të krijuar një simptomë të koronavirusit”, tha zyrtari policor.

 

(Kosova Sot Online)