Në Australi shkrihet asfalti, një burrë pjek 1,5 kilogram mish në veturë

  • 19 maj 2020 - 09:05
Në Australi shkrihet asfalti, një burrë pjek 1,5 kilogram mish në veturë

emperatura mesatare maksimale e ajrit në vend ishte 40.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin deri më tani në janar 2013 kur ishte regjistruar mesatarja 40.3 gradë Celsius, sipas BoM.

“Temperatura ka ardhur duke u rritur. Më shumë se 45 gradë Celsius është regjistruar në pjesën më të madhe të brendshme të Australisë”, tha meteorologu e BoM, Diana Eadie.

Kushtet jashtëzakonisht të ngrohta të motit mund të zgjasin për tre ditët e ardhshme dhe rekordi i ri i temperaturës mund të mos zgjasë shumë.

“Këto nivele të nxehtësisë do të intensifikohen sot. Në jug dhe në lindje të Australisë parashikohet të ketë temperaturë prej 8 deri 16 gradë mbi mesataren për këtë kohë të vitit”, shtoi Eadie.

Të martën, temperatura më e lartë u regjistrua në Ceduna në pjesën jugore të vendit – 46.5 gradë Celsius.

Stu Pengelly nga Perth vendosi të bënte një eksperiment. Ai bleu 1.5 kg mish derri dhe e la në makinën e tij për 10 orë, raporton Reuters.

 

Në mëngjes, kur temperatura ishte 30 gradë Celsius, temperatura ishte ngritur në 81 gradë Celsius në veturë në mesditë. Mishi ishte gatuar pas 10 orësh.

Pengelly tha se eksperimenti ishte krijuar për të treguar njerëzve sesa nxehtësia e rrezikshme mund të jetë në një makinë.