Horror: Djali vret të dashurën dhe shëtit me trupin e saj të pajetë nëpër qytet

  • 27 maj 2020 - 14:21
Horror: Djali vret të dashurën dhe shëtit me trupin e saj të pajetë nëpër qytet

Philip Grigoryev, 26 vjeç nga Rusia, është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur me spango të dashurën e tij Arina 24 vjeç, pas një konflikti gjatë natës.

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari pasi rrahu dhe vrau atë, e vuri trupin e saj në një karrocë dhe shëtiti rreth një orë nëpër rrugët e qytetit. Asnjë nga banorët nuk e kuptuan se ai kishte në karocë një trup të pajetë sepse e kishte mbuluar mirë me dërrasa.

 

Ai shkoi në një ndërtesë, hipi në ashensor dhe në katin e 12 nxorri trupin e pajetë dhe e fshehu aty.

Këtë ngjarje e ka raportuar miku i Philip Grigoryev në polici dhe më pas është arrestuar me akuzën e rënd, vrasje me dashje.

Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte në koncertet që zhvillonin grupet muzikore ruse dhe perëndimore.

Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirus, ai punoi si shofer taksie.

(Kosova Sot Online)