Videoja e djaloshit nga Kaçaniku merr vëmendjen e “Zach King”-ut të famshëm

  • 01 June 2020 - 07:49
Videoja e djaloshit nga Kaçaniku merr vëmendjen e “Zach King”-ut të famshëm

Zach King është një i njohur për videot e tij interesante në rrjetet sociale.

Por së fundmi ai ka vendosur që të mbledh disa video të të tjerëve, të cilët kanë provuar ta “imitojnë” atë.

Në një video të tij, ai kishte mbledhur disa video, njëra nga e cilat është edhe një video e një djaloshi nga Kaçaniku, Shqipdon Salijaj.

Siç edhe mund të shihet në video (që nga minuta 7:00) djaloshi nga Kosova bën një video, duke u motivuar nga një e ngjashme e Zach King.

Zachary Michael King është një amerikan dhe prodhues i videove me qendër në Los Angeles.

Ai është më i njohur për “magjitë” e tij, të cilat janë video prej gjashtë sekondash të redaktuara në mënyrë dixhitale për t’u dukur sikur po bën magji.

(Kosova Sot Online)