Detaje të përleshjes fizike mes ushtarëve të dy fuqive bërthamore

  • 18 qershor 2020 - 10:05
Detaje të përleshjes fizike mes ushtarëve të dy fuqive bërthamore

ërleshja me ushtarëve indianë dhe atyre kinezë përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve, ka bërë që të humbin jetën të paktën 20 ushtarë indianë. Në anën tjetër numri i viktimave nga radhët e ushtarëve kinezë ende nuk dihet.

Megjithatë të dy vendet pretendojnë se në konflikt nuk është shkrepur asnjë plumb apo granatë. Në vend të kësaj, qindra ushtarë nga të dyja palët kanë përdorur grushtat, shufrat e hekurta si dhe gurët që të qërojnë hesapet.

Asnjëra palë nuk mbante armë, bazuar në marrëveshjen afatgjate për të mos ardhur deri te esklaimi i situatës mes dy fuqive bërthamore.

Edhe pse në fillim të këtij viti sikurse në vitin 2016, mes dy ushtrive përgjatë vijës kufitare ka ardhur deri te përleshja fizike, për herë të fundit kur kishte pasur të shtëna armësh mes dy palëve – kishte ndodhur 45 vite më parë.

Përleshja fizike kishte shpërthyer të dielën mbrëma në malet mbi lumin Galwan, ku ushtria indiane derisa po patrullonte ka hasur në ushtarët kinezë.

Forcat indiane kishin menduar se kinezët ishin tërhequr nga ajo zonë, bazuar në marrëveshjen për de-eskalimin e situatës.

Ushtarët kinezë kishin shtyrë kolonelin indian duke e hedhur në ujë, dhe aty eskaloi situata kur dyja palët bën thirrje për përforcime dhe erdhi deri te përleshja masive.

Rreth 600 ushtarët janë rrahur pothuajse tërë natën derisa shumë prej tyre humbën jetën. E gjitha po ndodh pasi që asnjëra palë nuk e pranon vijën aktuale të kufizimit mes dy vendeve.

Ushtria indiane ka publikuar video të ndryshme ku shihen ushtarët kinezë duke rrahur brutalisht ushtarët kinezë duke mos kursyer asgjë, duke filluar nga përdorimi i grushtave e deri te mjetet e forta.