Momenti kur vogëlushi kap gjarprin në vend të shkopit në oborr

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 09:04
Momenti kur vogëlushi kap gjarprin në vend të shkopit në oborr

Një moment aspak i zakonshëm dhe i frikshëm njëkohësisht është publikuar në rrjetin social Twiter, kur një djalë i vogël derisa po luante në kopsht me babanë e tij, kap gjarpërin në vend të shkopit.

Në këtë video shihet se si një baba po e mësonte të birin të launte me qenin, duke e hedhur një shkop tutje dhe duke e kapur përsëri, por situata përkeqësohet kur vogëlushi në vend të shkopit kap gjarprin e zi.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen më shumë në këtë video është qetësia e fëmijës, i cili nuk e heq fare nga goja biberonin dhe vazhdon lojën tutje.

(Kosova Sot Online)