Policët i vënë prangat djalit 8 vjeçar, i mituri qanë me duart pas murit

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 17:15
Policët i vënë prangat djalit 8 vjeçar, i mituri qanë me duart pas murit

Pavarësisht se episode të tilla ngjallin menjëherë reagim në opinion, ato vijojnë të ndodhin e për pasojë edhe debati qëndron gjithnjë i ndezur.

Pamjet janë regjistruar në vitin 2018 por janë publikuar për herë të parë këtë të hënë, ku shihen oficerët e policisë të cilët u përpoqën të prangosnin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollës.

 

Gjatë këtij akti, i mituri nis e q an teksa efektivët i thonë se do të shkojë në b urg, shkruan Daily Mail.

Ngjarja është filmuar nga kamera e trupit e një polici ndërsa bëhet fjalë të ketë ndodhur më 14 dhjetor 2018. Ajo çfarë e bën akoma më zem ëruese ngjarjen, është se i mituri mendohet të jetë me nevoja të veçanta, por që efektivët me sa duket nuk e kanë marrë parasysh.

Këta të fundit kishin mbërritur në një shkollë ku fëmija raportohet të ketë g oditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat këtë të hënë, ndërsa emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës.

(Kosova Sot Online)