Provoi të ikë përmes gypit të kanalizimit, shikoni si përfundon

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 13:19
Provoi të ikë përmes gypit të kanalizimit, shikoni si përfundon

Një i burgosur në Brazil, ishte munduar të ikte nga burgu në një mënyrë krejt bizare, përmes gypit të kanalizimit.

Mirëpo, planin nuk kishte arritur ta realizojë, sepse kishte mbetur i bllokuar në gyp dhe me këtë rast ishte lyer me jashtëqitje nga majat e gishtave e deri në kokë.

Që fati i keq të ishte edhe më i madh për të, tentimi i ikjes është xhiruar dhe ky xhirim kishte përfunduar në internet.

Më e keqja ishte se askush nuk dëshironte ta ndihmonte të dilte nga aty, për shkak se ishte i tërë i mbuluar me jashtëqitje.

(Kosova Sot Online)