Alarmohet tërë vendi pasi një gruaje i hyri gjarpri në bark: Ministri bën thirrje të mos flihet jashtë

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 12:44
Alarmohet tërë vendi pasi një gruaje i hyri gjarpri në bark: Ministri bën thirrje të mos flihet jashtë

Pamjet tregojnë momentin kur një gjarpër u hoq nga goja e një gruaje ruse, pasi u fut gjatë kohës që ajo po flinte

Zvarraniku u zvarrit brenda saj ndërsa flinte në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Levashi në Dagestan, thonë raportet.

Duke u ndjerë keq, e reja u dërgua me urgjencë në spital ku u vu nën anestetikë të përgjithshme.

Ministri i mbrojtjes në këtë vend u ka bërë thirrje qytetarëve të mos flenë jashtë, për shkak të rrezikut të madh që iu kanoset nga këta gjarpërinj.

Ende nuk u dhanë detaje se sa kohë kishte qëndruar zvarraniku aty, se a ishte i gjallë.

(Kosova Sot Online)