Moment i tmerrit kur ariu i zi shfaqet papritur e godet me kthetra vrapuesen në park

  • G.G /
  • 03 September 2020 - 11:57
Moment i tmerrit kur ariu i zi shfaqet papritur e godet me kthetra vrapuesen në park

Një shteg i frekuentuar vrapuesish është mbyllur së fundmi në Kanada pasi një ari i zi u filmua duke hapur krahun për të goditur një vrapuese të tmerruar.

Kujdestarët e parkut në British Columbia tashmë këshillojnë vizitorët “të jenë vigjilentë e të marrin masa” megjithse vrapuesja kësaj radhë shpëtoi paq.

Një tjetër vrapues aty pranë Sam Abdullah, regjistroi skenën e tensionuar.

Ai po ecte në park kur pa ariun të dilte nga ferrat.

“Nisa të filmoja kur vajza që po vraponte përfundoi e ngrirë para ariut”, tha ai.

Ariu shihet që i afrohet vrapueses, para se të lëshojë putrën me kthetra drejt këmbës sa saj.

Vajza u largua më pas dhe ariu vendosi të mos e persekutojë. Kur ajo u afrua te djemtë që po filmonin ajo dha një buzeqeshje të madhe lehtësimi dhe vazhdoi vrapin.

Meshkujt e arinjve të zinj kanadezë peshojnë deri në 280kg dhe disa ditë më parë një grua u vra prej tyre në një park në Kanada.

(Kosova Sot Online)