Aksidenti i frikshëm/ Traileri me shpejtësi merr përpara 11 makina në autostradë, 1 i vdekur

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 16:21
Aksidenti i frikshëm/ Traileri me shpejtësi merr përpara 11 makina në autostradë, 1 i vdekur

Një baba i 4 fëmijëve ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti masiv ku u përfshinë 11 automjete në autostradën e Kalifornias.

Ngjarja ndodhi në jug të Sakramentos në orën 5:40 pasdite. Si rezultat i përplasjes së frikshme humbi jetën një 39-vjeçar.

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një trailer i madh portokalli vjen me shpejtësi dhe nuk mundet të frenojë duke marrë përpara një sërë makinash.

Momenti i frikshëm i ngjante një skene filmi ku dukej një kaois total.

Policia ende nuk ka gjetur arsyen se pse shoferi nuk uli shpejtësinë pasi u vërtetua se nuk ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe as i dehur.

(Kosova Sot Online)