Zhyten pas 15 vitesh pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 13:37
Zhyten pas 15 vitesh pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel.

Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë.

Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.

Shiko Videon:

(Kosova Sot Online)