Treni futet në autostradën me shtatë korsi, zbulohet misteri

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 10:12
Treni futet në autostradën me shtatë korsi, zbulohet misteri

Wonder World, një faqe australiane e videos në YouTube ka zgjidhur më në fund misterin e një treni të madh mallrash që kalon në një autostradë me shtatë korsi.

Videoja origjinale, që nxiti hulumtimin tregon një tren të madh që del nga ana e një autostrade pa paralajmërim, duke kaluar shtatë korsitë ndërsa makinat me durim ndalojnë dhe presin.

Duket se nuk ka sinjale paralajmëruese për të njoftuar drejtuesit. Kjo pamje magjepsëse zgjoi interesin e Wonder World, i cili thotë se ai kaloi dy ditë duke u përpjekur të merrte verifikimin për këtë video, transmeton Telegrafi.

Përfundimisht, ai gjeti disa pamje të ngjashme dhe duke përdorur Google Earth dhe konfirmoi se vendndodhja e shinave është në Baku në Azerbajxhanin Lindor.

Wonder World shpjegon se sipas hulumtimit të tij, shinat e trenave janë të padukshme dhe janë fshehur aq mirë në rrugë sa që nga larg mund të duket se nuk ka shina fare.

Kanali në YouTube ka treguar se si autostrada dhe treni mund të “bashkëjetojnë”, veçanërisht kur pamjet më të qarta tregojnë qartë se sa me zgjuarsi janë të fshehura shinat në autostradë.

(Kosova Sot Online)