Detyrohet të pijë ujë nga tualeti për të bindur shefin që e ka bërë punën siç duhet

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 10:02
Detyrohet të pijë ujë nga tualeti për të bindur shefin që e ka bërë punën siç duhet

Një video e përhapur masivisht në internet, ka shkaktuar një debat të madh në Kinë.

Në pamje duket një grua e cila punon për një kompani pastrimi, që pi ujë nga tualeti ku ka pastruar.

Këtë veprim ajo e ka bërë për të bindur firmën se punën e ka bërë siç duhet dhe për të treguar përkushtimin e saj.

Kompania e ka vlerësuar si një punonjësve shembullore. Në videon 32 sekondëshe, pastruesja merr ujë nga tualeti dhe e pi në një gotë të vogël plastike.

Më pas ajo shpjegoi se kjo është një mënyrë për të inkurajuar veten që të punojë gjithjnë e më shumë.

Pavarësisht se kompania ku ajo punon ka vlerësuar veprimin e punëtores dhe ka inkurajuar të tjerët të kenë të njëjtin përkushtim, në rrjetet sociale kanë nisur debatet pas kësaj videoje.

Disa kanë thënë se nuk është etike që kompania e pastrimit të promovojë sjellje të tillë gjatë pandemisë së Covid-19.

Një tjetër komentoi se shefat e kompanisë duhet të kishin bërë të njëjtin veprim. Një pjesë tjetër e konsideruan këtë një veprim fyes.

(Kosova Sot Online)