Dyshohet se vrau aktorin, pamje se si i riu arrestohet me dron

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 16:55
Dyshohet se vrau aktorin, pamje se si i riu arrestohet me dron

Policia e Atlantës ka përdorur një metodë të re për të arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e aktorit Thomas Jefferson Byrd, i cili u nda nga jeta, më 3 tetor.

Byrd, i cili ka interpretuar në shumë filma të Spike Lee, ishte përfshirë në një konflikt me armë zjarri në rrugë dhe u gjet i vdekur pak më vonë, pranë shtëpisë së tij në Atlanta, i qëlluar disa herë në shpinë.

Pasi hapën derën e përparme, agjentët përdorën një dron të pajisur me një aparat fotografik për të inspektuar pjesën e brendshme të apartamentit të vrasësit të dyshuar, 30-vjeçarit Antonio Demetrice Rhynes.

Në këtë mënyrë u minimizua rreziku i përplasjes me armë dhe i dyshuari u nxor jashtë shtëpisë në një mënyrë të sigurt.

“Përdorimi i kësaj teknologjie me dronë jo vetëm që e bën arrestimin e kriminelëve të dhunshëm më të sigurt për policinë e përfshirë në operacion, por edhe për të dyshuarin dhe fqinjët. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Policia e Atlantës gjatë konferencës për shtyp pas arrestimit.

(Kosova Sot Online)