Po bënte ski në lumin e famshëm, i riu përplaset me fytyrë

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 15:11
Po bënte ski në lumin e famshëm, i riu përplaset me fytyrë

Kushtet e rënduara atmosferike në të gjithë Evropën, të shoqëruara me acar dhe temperatura tepër të ulëta, kanë shndërruar kanalin historik të “Prinsengracht” në një pistë të vërtetë patinazhi.

Për këtë arsye, një i ri, i zhveshur thuajse tërësisht, e shikoi këtë si një mundësi shumë të mirë t’u argëtuar me patina.

Por pikërisht teksa argëtohej i ndodh e papritura.

Akulli u shemb dhe ai përfundoi “kokë e këmbë” në kanalin e ftohtë.

Vlen për t’u përmendur se kanali i “Prinsengrachit”, kishte ngrirë për herë të fundit në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)