Kazinoja e Donald Trump – Atlantic City, shembet me 3 mijë kallëpe dinamit

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 22:15
Kazinoja e Donald Trump – Atlantic City, shembet me 3 mijë kallëpe dinamit

Kazinoja dhe Hotel Plaza e Donald Trump, kujtesa e fundit e markës dikur dominuese të ish presidentit amerikan në Atlantic City, është shembur me plot 3 mijë kallëpe dinamit.

Ndërtesa, dikur një element i rëndësishëm i panoramës në Nju Xhersi, ishte përkeqësuar aq shumë, vitet e fundit, sa që blloqe betoni prej saj kishin filluar të binin.

 

Pas një vargu aplikimesh për falimentim, Donald Trump i ndërpreu lidhjet me kazinonë në vitin 2009, edhe pse emri i tij vazhdoi edhe për disa kohë të qëndronte mbi ndërtesë.

Ndërsa Trump Plaza, u mbyll një herë e mirë në 2014 dhe investitori miliarder Carl Icahn, një nga financuesit më të mëdhenj të Trump në Atlantik City, e bleu atë pas falimentimit në 2016.

(Kosova Sot Online)