Gruaja e vesh burrin me 35 bluza për rekordin Guinness

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 19:58
Gruaja e vesh burrin me 35 bluza për rekordin Guinness

Një çift nga Idaho u bënë bashkë për të kapur një rekord botëror të pazakontë Guinness, kur gruaja ndihmoi burrin që të vishte 35 bluza brenda një minute.

David Rush, i cili ka thyer më shumë se 150 rekorde Guinness për të promovuar arsimin STEM, tha se ai dhe gruaja e tij, Jennifer, u përpoqën për rekord edhe gjatë vitit të kaluar, por pavarësisht se arritën të vishnin 32 bluza, përpjekja e tyre ishte skualifikuar për shkak të një kërkese që secila bluzë të tërhiqet në bel rreth trupit.

Rush publikoi një video që e shfaq gruan e tij duke e ndihmuar t’i veshë 35 bluza, duke e mundur rekordin e mëparshëm të 31 bluzave.

Rush tha se të kesh një ndihmës doli të ishte thelbësore për bluzat e fundit, pasi veshja e kaq shumë artikujve të veshjeve kufizonte lëvizjen e krahëve të tij.

(Kosova Sot Online)