Shtëpia lëvizëse 139 vjeçare zhvendoset në lagje të re

  • A.P /
  • 25 shkurt 2021 - 20:02
Shtëpia lëvizëse 139 vjeçare zhvendoset në lagje të re

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re.

Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Franklin St. në 635 Fulton St.

Videot dhe fotot treguan se shtëpia e gjelbër lëvizte, me  një ritëm të qëndrueshëm prej një milje në orë, në vendin e saj të ri gjashtë blloqe larg.

Qindra njerëz shikonin me admirim duke bërë fotografi të kësaj relike gjigante të së kaluarës në San Francisko.

Phil Joy, mbikëqyrësi i shtëpisë tha se ishin dashur disa vite për të planifikuar udhëtimin e shtëpisë.

“Ne duhet të flisnim me 15 agjenci të ndryshme në qytet për të rënë dakord për këtë,” tha Joy.

Ai shtoi se lëvizja ishte e ndërlikuar pasi shtëpia ishte 80 metra e gjatë. Një pjese ë vështirësisë ishte edhe zbritja e shtëpisë.

Në vendin ku qëndronte shtëpia historike, do të ndërtohet një kompleks apartamentesh. Ndërkohë shtëpia Englander do të vendoset në vendin e saj të ri.

(Kosova Sot Online)