Pastori që e çmon Melania Trumpin: Gra, humbni peshë e mos u dukni si burra

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 10:12
Pastori që e çmon Melania Trumpin: Gra, humbni peshë e mos u dukni si burra

Një pastor në Shtetet e Bashkuara është kritikuar për një fjalim seksist, pasi u bëri thirrje grave të martuara që ta kontrollojnë peshën trupore dhe të mos duken si burra në mënyrë që ta kenë vëmendjen e bashkëshortëve.

Pastori i quajtur Stewart-Allen Clark, 55 vjeç, që punon në Malden të Missourit, e mbajti fjalimin e çuditshëm muajin e kaluar, duke mbajtur në dorë një libër që dukej si Bibël, përderisa po u drejtohej pjesëmarrësve të tubimit.

Gjatë fjalimit, pastori kontrovers pretendon se secili burrë ka nevojë për një grua tërheqëse, duke nxitur shumë reagime dhe mesazhi i tij është vlerësuar si fyes, shkruan Daily Mail.

Sipas tij, gratë nuk janë të detyruara që të jenë mishërim i bukurisë, por ato duhet të përpiqen më shumë që të duken tërheqëse.

“Tani, shikoni, nuk jam duke thënë se secila grua mund të jetë epike, bashkëshorte epike e të gjitha kohërave, si Melania Trump, nuk po e them aspak këtë. Nuk e di, por e tëra që mund të them është se jo gjithkush duket kështu! Amen! Por ju s’keni nevojë as të dukeni si burrë”, tha Clark.

(Kosova Sot Online)