Një tigër në Kinë plagosi një burrë dhe theu xhamin e makinës së tij – publikohen pamjet

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 12:09
Një tigër në Kinë plagosi një burrë dhe theu xhamin e makinës së tij – publikohen pamjet

Një tigër siberian në një fshat në verilindje të Kinës ka sulmuar një fshatar që gjendej në një makinë aty pranë.

Sipas mediave të huaja,si pasoj e sulmit, fshatari ka pësuar lëndime ndërsa është thyer edhe xhami i makinës së tij.

Si rezultat, autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët e fshatit Heilongjiang të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Autoritetet planifikojnë ta vendosin tigrin “në gjumë” përmes pajisjeve përkatëse.

Ata postuan një video në Twitter të një tigri që vrapon drejt makinës, pamje që tregojnë edhe një xham makine të copëtuar. 

(Kosova Sot Online)