“YouTuberit” të famshëm i shpërthen pushka në fytyrë, humb pjesërisht shikimin

  • E.K /
  • 19 maj 2021 - 14:20
 “YouTuberit” të famshëm i shpërthen pushka në fytyrë, humb pjesërisht shikimin

Një “youtuber” i famshëm ka shpërndarë një video rrëqethëse, ku shfaqet momenti kur pushka i shpërthen në fytyrë dhe pjesërisht ia humb shikimin.

“Nuk është dashur të qëndroj këtu”, thotë ish-polici nga Kentucky, Scott DeShields Jr, derisa i tregon shenjat në fytyrë dhe dorë që i janë shkaktuar nga shpërthimi i pushkës snajper.

“Pamjet e këtij momenti janë shikuar nga më shumë së 13 milionë njerëz, ku shihet duke mbajtur pushkën Serbu RN-50, nga e cila në momentin që shkrep plumbin shpërthen duke u bërë copa para fytyrës së tij.

E si pasojë ai ka të thyer hundën dhe tri kocka tjerë përreth syri, duke e verbuar përkohësisht në syrin e djathtë.

E babai i tij që ishte prapa kamerës menjëherë ka vrapuar për t’i nxjerr gjuhën jashtë, pasi i rridhte gjak nga të gjitha anët  – e në veçanti nga qafa ku do copëza të metalit i ishin ngulur.

“Po të mos kishte qenë babai me mua, unë sigurisht se tani nuk do të isha këtu me ju”, ka thënë DeShields Jr.

(Kosova Sot Online)