Videoja që tregon një UFO misterioze që zhduket në oqean bën xhiron e mediave

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 19:52
Videoja që tregon një UFO misterioze që zhduket në oqean bën xhiron e mediave

Një objekt i errët lëviz nëpër qiell pranë një anijeje të Marinës Amerikane, përpara se të futet papritmas në ujë dhe të zhduket. Kjo është ajo që duket në një video të publikuar së fundmi të një objekti fluturues të paidentifikuar të pikasur në brigjet e San Diegos.

Prodhuesi i dokumentarëve Jeremy Corbell ndau pamjet e objektit misterioz, sferik, fluturues në Instagram.

Pentagoni më vonë konfirmoi se videoja, që besohet të jetë nga viti 2019, u mor nga personeli i Marinës Amerikane.

(Kosova Sot Online)