Të lidhur me litarë, dy punëtorët lëkunden nga erërat e forta në qindra metra lartësi

  • A.P /
  • 30 maj 2021 - 10:42
Të lidhur me litarë, dy punëtorët lëkunden nga erërat e forta në qindra metra lartësi

Dy punëtorë në Kinë u përplasën me një ndërtesë ndërsa vareshin në mënyrë të rrezikshme në ajër.

Të dy punëtorët u  përplasën nga era e fortë ndërsa ishin duke punuar të lidhur me litarë disa qindra metra në ajër në qytetin Wuzhou, Kinë.

Sipas faqes së lajmeve Baidu, të dy punëtorët po punonin me një projekt të ndriçimit të murit të jashtëm kur moti mori një kthesë për keq.

Erërat e forta i përplasën me dritaret e ndërtesës, ndërsa kalimtarët e tmerruar shikonin.

Duke u shtyrë nga era, njëri nga punëtorët arriti të kapte hekurin e një ballkoni dhe arritën të hyjnë brenda ndërtesës në mënyrë të sigurt dhe pa dëmtime.

Pamjet e filmuara nga kalimtarët u bënë virale në internet.

Njerëzit në faqen e internetit të rrjetit social kinez Douyin shprehën lehtësimin e tyre që punëtorët arritën të shpëtonin të sigurt para mbërritjes së shërbimeve të urgjencës.

Incidenti vjen disa ditë pasi një nga qiell-gërvishtëset  më të larta  të Kinës filloi të dridhej, duke shkaktuar panik te kalimtarët.

(Kosova Sot Online)