Momenti kur çifti bie nga ballkoni gjatë kohës kur po konfliktoheshin

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 16:47
Momenti kur çifti bie nga ballkoni gjatë kohës kur po konfliktoheshin

Kalimtarë të shikuar panë sesi një çift që po konfliktoheshin në ballkon, ranë të dy nga 7-8 metra lartësi kur parmakët ornamentalë u thyen.

Çifti raportohej se ishin të përfshirë në një debat të nxehtë para se të binin të shokuar në trotuar në Shën Petersburg.

Një dëshmitar kishte kapur momentet në video.

 

Protagonistët Olga Volkova e Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, u dërguan të dy në spital dhe po prisnin operacionin, pasi kishin marrë plagë serioze por jo kërcënuese për jetën.

Në pamje shihet sesi parmakët e ballkonit thyen duke rë në mbi një makinë, ndërsa dyshja bie së prapthi në trotuarin e betonit me zhurmë të mbytur.

Një kalimtar me eksperiencë mjekësore kontrolloi që çifti kishin ende rrahje pulsi.

Kalimtarët thanë se çifti po debatonin në ballkonin e shtëpisë së tyre të shtunën paradite.

Dëshmitari Denis tha për të përditshmen Komsomolskaya Pravda: “Unë po ecja me një koleg dhe po filmonim ndërtesat e rrugës historike. Vërejta një debat në ballkon dhe më pas ndodhi ngjarja e rëndë. Dikush me eksperiencë mjekësore i kontrolloi dhe tha se kanë mbijetuar. Ne thirrëm një ambulancë.”

Zyra e prokurorit të Shën Petersburg tha se është duke hetuar për sigurinë e parmakëve të ballkonit.

(Kosova Sot Online)