Pamje mbresëlënëse nga ajri, shpërthimi i vullkanit në Islandë filmohet me dron

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 15:37
 Pamje mbresëlënëse nga ajri, shpërthimi i vullkanit në Islandë filmohet me dron

Pamje mbresëlënëse të shpërthimit të lavës, janë kapur nga një dron që fluturoi mbi vullkanin e Islandës.

Vullkani Fagradalasfjall rreth 25 milje larg kryeqytetit të Islandës, ka filluar të shpërthej nga marsi, duke bërë që pas 900 viteve të “zgjohet” vullkani.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë se si llava shpërthente dhe derdhej në masë të madhe. Videoja është realizuar nga YouTuberi, Joey Helms.

“Përreth vullkanit ku lirohen shumë gazra që shkaktojnë turbulenca dhe hedhjen e gurëve të nxehtë”, ka thënë autori i videos.

(Kosova Sot Online)