Temperaturat e larta, arinjtë bëjnë ‘plazh’

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 10:43
Temperaturat e larta, arinjtë bëjnë ‘plazh’

Ngjan se jo vetëm banorët në Kaliforni mësyjnë nëpër plazhet e shtetit amerikan.

Një familje e arinjve të zinj vendosi të kalonte një ditë plazhi në “Liqenin Tahoe”, në Kaliforni të dielën, përkrah njerëzve, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Frekuentuesit e plazhit në Pope Beach mbetën të shtangur duke vështruar, dhe panë se si një ari i zi, dhe tre këlyshë të tjerë vërshuan në ujërat e South Lake Tahoe.

Video tregon sesi këlyshët duke u larë, vetëm pak metra larg vendit ku bëjnë plazhin njerëzit. “Ne të gjithë ishim të shokuar”, ka thënë një dëshmitar.

(Kosova Sot Online)