Avionët që po i evakuojnë afganët paralajmërohen se mund të sulmohen nga ISIS-i

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 17:19
Avionët që po i evakuojnë afganët paralajmërohen se mund të sulmohen nga ISIS-i

Avionët ushtarakë që bëjnë evakuimin e njerëzve nga Kabuli po lëshojnë flakë dhe po kryejnë ulje të ashpra luftarake mes frikës se terroristët islamikë mund të përpiqen t’i rrëzojnë ata, ndërsa afganët që përpiqen t’u shpëtojnë talebanëve kanë thënë se të paktën 20 civilë që janë vrarë nga militantët, raporton Daily Mail.

Aeroplanët ushtarakë amerikanë po bëjnë ulje luftarake të rrezikshme për ta evituar kërcënimin e një sulmi me raketa. Një video e publikuar tregon një aeroplan transporti francez dje duke lëshuar flakë të dizajnuara për tëa ngatërruar teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë.

Forcat talebane që kontrollojnë të gjitha pikat e hyrjes në Aeroportin Ndërkombëtar të vendit, Hamid Karzai nuk mendohet se po përpiqen t’i rrëzojnë avionët ushtarakë gjatë përpjekjeve të evakuimit, pasi një veprim i tillë mund të shkaktojë një ndërhyrje tjetër të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan.

Por zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se kanë frikë nga një sulm i mundshëm nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS) në Afganistan. Ka frikë se terroristët mund të përdorin raketa të vjedhura të kërkimit të nxehtësisë për ta rrëzuar një aeroplan shpëtimi që mbante qindra refugjatë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Militantët e ISIS kanë luftuar kundër talebanëve gjatë gjashtë viteve të fundit ndërsa ata përpiqen të aneksojnë pjesën e tyre të Afganistanit pas rënies së perandorisë së tyre – ose “kalifatit” – në Siri dhe Irak.


(Kosova Sot Online)