Burri ngjit 12 kate për te banesa e tij pasi i harroi çelësat, publikohen pamjet

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 17:07
Burri ngjit 12 kate për te banesa e tij pasi i harroi çelësat, publikohen pamjet

Një burrë i ka lënë njerëzit të befasuar me aftësitë e tij të jashtëzakonshme prej një “Spider-Mani”, kur ngjiti 12 kate deri në apartamentin e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, banori, i cili është në të 50-tat e tij, jeton në katin e 14-të të një kompleksi rezidencial në qytetin Dongguan në Kinën juglindore.

Thuhet se ai i kishte harruar çelësat e tij në shtëpi dhe e kuptoi atë vetëm kur ai u bë gati për t’u kthyer.

Në videon virale të shpërndarë në një aplikacion në Kinë, burri shihet teksa mbahet përmes tubit, jashtë ndërtesë shumëkatëshe dhe ngjitet lart derisa shkon drejt katit të 14-të.

Ai pastaj hidhet në parmakët e ballkonit para se të hyjë brenda në banesën e tij.

Banori nuk ishte parë duke përdorur ndonjë pajisje, pretenduan fqinjët nga ndërtesa ngjitur.

“Ai filloi nga platforma në katin e dytë, pastaj u ngjit deri në katin e 14-të”, tha një burrë për mediet lokale. 

(Kosova Sot Online)