Gruaja ngeci në fustanin e ngushtë derisa ishte vetme në shtëpi, pas disa çasteve i ndodh e papritura

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 07:52
Gruaja ngeci në fustanin e ngushtë derisa ishte vetme në shtëpi, pas disa çasteve i ndodh e papritura

Një grua u përball me një situatë të pazakontë kur provoi një fustan derisa ishte vetëm në shtëpi – dhe për më tepër nuk mund ta hiqte.

Sipas medieve të huaja, përdoruesja e TikTok @slurricanemandy, vendosi të ndajë në rrjetin social dilemën e saj të pafat të modës.

“Duke menduar për kohën kur ngeca në një fustan dhe duhej t’i dërgoja një video të dashurit tim që ta bëja të vinte në shtëpi nga puna për të më ndihmuar”, shkroi në videon e shpërndarë.

Duke kërkuar ndihmën e të dashurit të saj, gruaja filmoi ‘luftën’ e saj në banjë.

Në mënyrë qesharake, gruaja mund të shihet me një fustan të zi që i kishte ngecur në pjesën e sipërme të trupit.

“Ju duhet ta shihni këtë, unë kam ngecur me të vërtet”, thotë ajo.

Përveç këtij momenti të sikletshëm gruas pas disa çasteve i ndodh e papritura, derisa përpiqej ta heqë fustanin ajo rrëshqet dhe bie në vaskë.

Videoja virale ka grumbulluar tani 17.7 milionë shikime dhe ka arritur 3.2 milionë pëlqime.

 

https://v16-web.tiktok.com/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c002/cd69be20132d4e27bee49d122f0842ec/?a=1988&br=2042&bt=1021&cd=0%7C0%7C1&ch=0&cr=0&cs=0&cv=1&dr=0&ds=3&er=&expire=1632492150&ft=9wMeRe-H4kag3&l=2021092408013301019021920715018BBB&lr=tiktok_m&mime_type=video_mp4&net=0&pl=0&policy=3&qs=0&rc=ajplbXY2OzlrNjMzNzczM0ApODRlNzs0N2RmNzs3ZWQ6aGcwcGdvaWhtY2JgLS1kMTZzczYtX2JeMC0vLjQtMi01LWM6Yw%3D%3D&signature=023b67f4198ed2e7333d282e5048549a&tk=0&vl=&vr=

(Kosova Sot Online)