Pamje: E larguan nga klubi, golfisti than barin e fushës me pesticide(VIDEO)

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 10:23
Pamje: E larguan nga klubi, golfisti than barin e fushës me pesticide(VIDEO)

Një golfist i pakënaqur me largimin nga klubi është kapur në kamerë duke derdhur pesticide në fushën e golfit, duke shkaktuar dëm prej 16 mijë funtesh.

Glen Newton, 55 vjeç, ishte i zemëruar për humbjen e anëtarësisë në glubin e golfit “Woolley Park” në West Yorkshire, shkruan Daily Mail.

Ai shihet në pamje duke derdhur një bidon me substancën glifosat të lëngshëm në fushën e golfit në errësirë para se të kapej nga pronarët e fushës.

Prokurorja Charlotte Noddings tha se i dyshuari ishte përplasur me pronarët e klubit rreth sjelljes së tij ndaj stafit dhe se anëtarët e tjerë të klubit nuk dëshironin që të luajnë më me të.

Pronari i klubit, Philip Rowbottom, tha: “Ai ishte shumë i zemëruar me ne, pasi nuk e lejuam që ta vazhdonte anëtarësinë. Pas kësaj, fushat pësuan një varg sulmesh – katër gjithsej.”

I dyshuari e pranoi akuzën për dëmtim kriminal, por e kundërshtoi pretendimin e klubit për koston e riparimit të fushës.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/09/29/2713276237062847394/640x360_MP4_2713276237062847394.mp4

(Kosova Sot Online)