Shikoni si goditet me shpullë në mes të fjalimit Guvernatori, ja arsyeja befasuese që kishte autori

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 13:02
Shikoni si goditet me shpullë në mes të fjalimit Guvernatori, ja arsyeja befasuese që kishte autori

Një guvernator në Iran është qëlluar me shpullë në fytyrë nga një person teksa mbante një fjalim.

CNN raporton se guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, Zeinolabedin Khorram, po mbante një fjalim në xhaminë Imam Khomeini në verilindje të Tabrizit, të shtunën (23.10.2021) kur ndodhi incidenti.

Në një video të postuar në internet nga Agjencia e Lajmeve Fars, një burrë shihet duke ecur drejt Khorram dhe papritur e godet në fytyrë dhe e shtyn.
Më pas shihen rojet e sigurisë teksa vrapuan drejt autorit dhe e larguan.

Siç citohet nga CNN, autori i goditjes ishte Ayoub Alizadeh, një anëtar i forcave të armatosura iraniane.

Në një intervistë me një stacion televiziv iranian, guvernatori Khorram tha se nuk e njihte autorin e goditjes me shuplakë.

Sipas Khorram, sulmuesi i tha policisë se e qëlloi me shuplakë guvernatorin nga zhgënjimi pasi gruaja e tij u vaksinua kundër Covid-19 nga një burrë, jo nga një grua.

(Kosova Sot Online)