Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, 34-vjeçares i digjen flokët, vetullat e qerpikët

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 23:04
Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, 34-vjeçares i digjen flokët, vetullat e qerpikët

Një gruaja amerikane i janë djegur flokët teksa po fikte qirinjtë e tortës së ditëlindjes së saj.

Mediat e huaja, kanë publikuar dhe momentin kur të resë i digjen flokët, ku shihet se teksa është përkulur për të shuar qirinjtë në tortën e ditëlindjes, një fije floku mori flakë, pastaj zjarri u përhap me shpejtësi në anën e djathtë të kokës së saj.

Ndërkohë të pranishmit  nisën të bërtisnin, ndërsa nxitonin për të shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit gruas, i dogjën flokët, vetullat dhe qerpikët, ndërkohë mësohet se djegie të lehta pati edhe në fytyrë.

Ana Oosterhouse njëherësh nënë e gjashtë fëmijëve kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj shtatëvjeçar Hunter në Ogden, Utah kur ndodhi incidenti.

(Kosova Sot Online)