Peshkaqeni 4 metra sulmon për vdekje notarin, pamje nga momenti tragjik

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 18:11
Peshkaqeni 4 metra sulmon për vdekje notarin, pamje nga momenti tragjik

Një peshkaqen ka sulmuar për vdekje një notar.

Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, një notar është sulmuar nganjë peshkaqen i bardhë rreth 4 metra i gjatë.

Ngjarja është regjistrua në Australi ku burri nuk arriti t’i shpëtonte peshkaqenit, ndërsa mediat e huaja theksojnë se kjo është vdekja e parë në Sydney e regjistruar nga një sulm të tillë që nga viti 1963.

Një anëtar i ekipit të shpëtimit pohoi se në momentin që mbërriti ambulanca nuk ishte në gjendje të ndihmonte notarin pasi ai kishte pësuar lëndime katastrofike.

Peshkaqeni i bardhë, 4.5 metra i gjatë, e preu në dysh dhe më pas e përpiu me ujin e detit.


(Kosova Sot Online)