Politikanit i futet bleta në gojë gjatë konferencës, ja reagimi i tij

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:13
Politikanit i futet bleta në gojë gjatë konferencës, ja reagimi i tij

Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford ka pasur një moment shumë të sikletshëm teksa ishte në një konferencë për mediat.

Ford ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje.

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford.

Atij i është dashur disa minuta sa të marrë veten, teksa e ka kaluar me shumë të qeshur dhe batuta. 

(Kosova Sot Online)