Makth në ajër, avioni merr flakë pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti
Pasagjerët në bordin e “Viva Aerobus” i mbijetuan asaj që mund të kishte përfunduar në një aksident katastrofik kur motori i avioniy shpërtheu në flakë në mes të fluturimit në Meksikë.
Kishin kaluar vetëm minuta kur avioni VB518 ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalajara dhe ishte nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit kur motori i dytë i Airbus A320 mori flakë.
Një video shkurtër e postuar në rrjetet sociale, tregon flakë dhe shkëndija që vinin nga motori i djathtë, shkruan Daily Mail.
Disa nga pasagjerët thanë se motori kishte shpërthyer rreth 10 minuta pas fluturimit, ndërsa të tjerët ishin në panik dhe bërtisnin, sipas KABC.
Piloti arriti të ktheje Aeroportin Ndërkombëtar të Guadalajara pasi kreu një ulje emergjente pa asnjë problem në orën 22:45 me kohën lokale.
“Ne shprehim keqardhje të thellë për shqetësimet që mund të ketë shkaktuar kjo rrethanë, të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga kompania ajrore dhe autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e kompanisë ajrore.
(Kosova Sot Online)